Kodheli ngushëllon fëmiljen e efektivit: Kontribut të madh për Atdheun

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka shprehur keqardhje për humbjen e Ibrahim Bashës, efektivit të RENEA-s që mbeti i vrarë në Lazarat.  Nëpërmjet një mesazhi në FB Kodheli vlerëson figurën e Ibrahim Bashës, si një person që kanë dhënë kontribut të madh për atdheun."Ngushëllimet më të thella për familjen e Ibrahim Bashës, oficer i Policisë së Shtetit, që humbi jetën në Lazarat në krye të detyrës.Basha, ish-oficeri i Forcave të Armatosura deri para pak muajsh, njeriu i cili nuk kurseu kontributin e tij për atdheun, sot nuk gjendet me mes nesh. Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Ministria e Mbrojtjes i janë mirënjohëse pa fund për kontributin e dhënë për valvitjen krenar të flamurit shqiptar në botë dhe tanimë edhe për kontributin e tij në vendosjen e shtetit ligjor", shkruan Kodheli në FB.mimi kodheli