SHBA: Autorët të dënohen me gjithë fuqinë e ligjit. BE: Mbështesim ata që zbatojnë e ligjit

Ambasada e SHBA në Tiranë dhe ajo e BE e kanë dënuar ashpër ngjarjen në Lazarat ku mbeti viktimë efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha. AmbasadaAmerikane kërkoi dënimin e autorëve me gjithë fuqinë e ligjit dhe dënoi dhunën që ushtrohet ndaj zbatimit të ligjit. Ndërsa ajo e BE tha se mbështesin të gjitha ata që zbatojnë ligjin në Shqipëri.Po ashtu nëpërmjet një një njoftimi, dy ambasadatat në vendin tonë i shprehu  ngushëllimet familjes dhe uruan shërim të shpejtë të dy efektivëve.Ambasada e SHBA: "I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së oficerit të policisë Ibrahim Basha - anëtar i Forcave Speciale Shqiptare, dy herë pjesëmarrës në misione me forcat e NATO-s në Afganistan - i cili u vra në Lazarat sot. Mendimet tona janë edhe me dy oficerët që u vranë në krye të detyrës. Ambasada e SHBA mbështet plotësisht përpjekjet e ligjzbatuesve shqiptarë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë dhe bën thirrje që autorët e këtij krimi të tmerrshëm të ndiqen penalisht dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Dënojmë me forcë çfarëdo dhune që drejtohet ndaj forcave të zbatimit të ligjit."Ambasada e BE: Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dëshiron të shprehë ngushëllime të sinqerta për familjen e oficerit të vrarë të policisë dhe keqardhje për oficerët e plagosur në operacionin e mëngjesit të sotshëm kundër trafikimit të drogës në Lazarat. Ne përshëndesim kurajën e oficerëve shqiptarë të policisë që po i shërbejnë vendit të tyre duke e çuar përpara luftën kundër trafikut të drogës dhe do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht të gjithë ata që punojnë në Shqipëri për zbatimin e shtetit ligjor. Ambasada  e Italisë: Ambasada e Italisë i bashkohet Përfaqësive të tjera Diplomatike të akredituara në Tiranë duke i shprehur ngushëllimet e saj familjes së oficerit të policisë i cili mbeti i vrarë, ndërsa i gjendet pranë familjarëve të dy policëve të cilët mbetën të plagosur gjatë kryerjes së një operacioni në Lazarat. Ambasada e Italisë njëkohësisht konfirmon mbështetjen e saj ndaj Autoriteteve shqiptare në luftën e tyre kundër krimit të organizuar.