RENEA rrethon Lazaratin, kontrollohet çdo makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2015, 15:50
Forcat e RENEA-s dee policia kanë rrethuar Lazaratin prej mëmgjesit të sotëm dhe ushtrojnë kontroll në çdo makinë dhe ndaj çdo personi që hyn dhe del me makinë nga Lazarati.Policia dhe forcat speciale ndodhen në hyrje të Lazaratit prej mëngjesit të sotëm ku mbeti i vrarë efektivi e RENEA-s Ibrahim Basha dhe u plagosën 2 efektivë të tjerë.Ora News gjatë ditës ju ka sjellë pamje nga kontrollet por dhe mobilizimin e forcave të RENEA-s në hyrje të Lazaratit.Prej mesditës dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhet në Gjirokastër ku po zhvillohet një mbledhje me drejtuesit e lartë të policisë por dhe prokurorë të Krimeve të Rënda.
Ne foto: Kontrolli i policise pas vrasjes ne Lazarat[/caption]/Oranews.tv/
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur është hartuar një plan opereacional , për të bërë të mundur kapjen e personave të armatosur që qëlluan punonjësit e policisë.
Në ndihmë të forcave të policisë kanë mbërritur grupe të tjera të FNSH dhe të RENEA-s si dhe janë angazhuar dy helikopterë të ushtrisë për të transportuar forcat e policisë.
Flitet për një krehje të zonës për arrestimin e të dyshuarve si autorë të cilët mëngjesin e sotëm vranë efektivin e RENEA-s Ibrahim Basha dhe plagosën 2 efektivë të tjerë.Ora News ju sjell pamje nga hyrja e Lazaratit të filmuara sot rreth orës 11:00, si dhe të orës 14: 30.[caption id="attachment_537540" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kontrolli i policise pas vrasjes ne Lazarat[/caption]/Oranews.tv/