Shkodër, mbeturinat zaptojnë ambientet e KZAZ-ve
Ndërsa proçesi i numërimit të votave për këshillin bashkiak të Shkodres po ecën me hapa të ngadaltë, ku gjysma e punës është kryer në 3 KZAZ dhe ku në të katrën puna ende nuk ka nisur, situata bëhet edhe më rëndë me gjendjen që mbizotëron në këto ambjente.Kaos total dhe mbeturina të lëna pas konsumit të ushqimit është pamja që të ofrohet në KZAZ-3 në Shkoder, e pozicionuar në mjediset e shkollës "Shejnaze Juka".Tejmbushja e saj me njerëz gjatë procesit të numërimit, hedhja e mbeturinave, rrëzimi i karrigeve dhe konsumi i duhanit ndonëse është e ndaluar me ligj në mjediset e mbyllura, është panorama që të ofrohet në këtë KZAZ.Natyrshëm përballë këtyre pamjeve të lind pyetja, a mund të shërbejë një ambient i tillë pune për një proces normal numërimi?.