ASHE fitore të thellë në 7 bashkitë e Elbasanit, PD s’ka shumicë në Këshilla

ASHE ka siguruar fitore të thellë në të shtatë Bashkitë e Qarkut të Elbasanit. Fitoren më të thellë, koalicioni i majtë e ka arritur në bashkinë e re të Librazhdit përsa i takon fitores me shumicë këshilltarësh, ndërsa fitoren më të vogël krahasuar me të tjerat e ka arritur në bashkinë e Belshit.-Nga të dhënat e përpunuara, Partia Socialiste kryeson në shumicën e bashkive të Qarkut të Elbasanit-Surprizë, nëse mund të quhet kështu, është rezultati i LSI-së,në bashkinë e Elbasanit, Cërrikut dhe në atë Belshit ku fitorja e tyre është me dy shifra-Trend në rritje regjistron edhe PDIU, që ka kapur mijëra vota-Në bashkinë e re të Peqinit, PDIU është shpallur partia e parë me mbi 20% të votave-Në Bashkinë e Peqinit PS është renditur me rezultatin më të dobët në rang Qarku-PDIU në disa këshilla bashkiakë në bashkitë e Qarkut të Elbasanit do të jetë forcë e tretë- LSI në disa bashki do të jetë forcë e dytë-PD nuk është në shumicë në asnjë nga këshillat e rinj bashkiakë-PD në disa këshilla bashkiakë është forca e katërt politike-Në disa prej bashkive të reja të Qarkut të Elbasanit, këshilli i ri mund të ketë në përbërje të tij përfaqësues nga më shumë se dhjetë parti .-Në këshillin e ri bashkiak të Elbasanit listën e PS e kryeson një mësuese e mirënjohur matematike në pension