Incident në Fier, kandidati për këshilltar i PLL grusht numëruesit të PS-së
Në qarkun e Fierit janë shënuar 2 incidente gjatë natës në harkun e 3-4 orëve nga njëri-tjetri.Në Patos një vëzhgues i PD ka denoncuar zhdukjen e 7 fletëve të votimit për këshilltarët bashkiakë, në KZAZ nr 59.Sipas Eduart Fasllisë, fillimisht ishin 8 fletë plus, më pas ëShtë kërkuar rakordimi dhe kanë dalë 7 fletë mangët.Si pasojë e parregullsisë së pretenduar nga PD, është mbyllur për disa orë proçesi i numërimit, që ka rinisur paraditen e së mërkurës.[caption id="attachment_537379" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Eduart Fasllia, vezhgues i PD-se[/caption] Fasllia: “Momentin që i kërkova të më bënte rakordimin e fletëve të votimit, për të gjetur numrin e fletëve që mungonin, fletët që ndodheshin nëpër zarfe, me procesverbalin e dorëzimit nga QV të sasive totale të fletëve të votimit. Zotërinjtë nuk pranuan të bënin transparencë, thanë nuk të takon ty, këtë punë e dimë ne. Bëhet fjalë për 7 fletë votimi që i mungonin PD, në monitor dilnin 8 fletë më tepër”.Ne Fier, në KZAZ 57 në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, kandidati për këshilltar i PLL, Alban Kajolli, sëbashku me babanë dhe vëllanë e tij kanë goditur me grushta numëruesin e PS-së, Roland Bylyshi.Këshilltari kërkoi të dinte arsyen e shpalljes së pavlefshme të një flete votimi.Pasi e ka parë parregullsinë, sipas policisë është konfliktuar deri në përplasje fizike me numëruesin.Si pasojë e përleshjes është plagosur lehtë 34-vjeçari Bylyshi, ndërsa janë dëmtuar monitorët dhe tavolinat e numërimit.Zyrtarisht policia e Fierit njofton së ka shpallur në kërkim Fatmir Kajollin 50 vjeç dhe Alban e Florim Kajollin, të tre nga Mbrostari i Fierit.Pritet prania e ekspertëve të KQZ-së për të vendosur nisjen e punës në KZAZ 57 në Fier.