Plumb në kokë efektivit të RENEA-s, 2 të tjerë plagosen. Policia ndërpret ndërhyrjen në Lazarat, por jo operacionin
Grupet e Zjarrit janë rikthyer në Lazarat duke vrarë një efektiv policie dhe plagosur dy të tjerë.Ngjarja u shënua në orët e para të mëngjesit kur policia lokale, FNSH dhe RENEA kishin nisur një operacion për kapjen e personave që kishin qëlluar me armë gjatë natës në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit që kryejnë shërbim në fshatin Lazarat.Të thirrur në ndihmë të aksionit, forcat RENEA janë gjendur nën breshërinë e armëve që i kanë marrë jetën një efektivit Ibrahim Basha, i cili ka vdekur ndërsa po shkonte në spitalin e Gjirokastrës.Ndërkohë që janë plagosur edhe dy kolegët e tij Perlat Hamitaj dhe Jetmir Isaj të cilët po trajtohen në spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.Policia tha se gjithcka nisi në orën 02:30 të mëngjesit ku forcat e FNSH mbi ish-Pularinë tek kryqëzimi që të çon në lagjen Lenxatë, janë qëlluar me armë zjarri nga drejtimi i qëndrës së fshatit Lazarat nga persona të pa identifikuar. Po kështu në orën 04:44 grupi tjetër i FNSH që ishte me shërbim në vendin e quajtur "Furra e bukës" Kordhocë njoftoi se nga qëndra e fshatit Lazarat ka të shtëna me armë zjarri. Pas kësaj situate, forcat RENEA nisën operacionin në 09:00 të mëngjesit për kapjen e grupit e personave te armatosur.Ndërkohë që efektivët po udhëtonin me një mjet Volsvagen me targa MB 060 AA, janë përballur me breshërinë e armëve në vendin e quajtur Pularia dhe për pasojë ka mbetur i vrarë Ibrahim Basha dhe janë plagosur dy efektivët e tjerë.Policia ka bërë arrestimin e Xhulio Malos, ndërsa në makinë e tij u gjet një arsenal armësh: Një automatik kallashnikov,një pushkë model 63, një pushkë model 56, tre gëzhoja të qitura model 56, një ndezës, një granatë e armatosur, një këmbëz mitralozi, një thes lini i mbushur me fishek të kalibrave të ndryshëm ndër ta edhe fishekë mitrolozi , një kasetë fishekësh me disa krehëra, katër kallëpe tritol, disa fishek 12.7 mm, dy radio komunikimi dhënëse marrëse për distancë deri në 5 km, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike të dyshuara si KOKAINE.Gjithashtu po gjatë kësaj kohe është bërë shoqërimi edhe i 7 shtetasve të tjerë nga fshati Lazarat për të parë kanë lidhje me ngjarjen apo jo. Ndërkohë 400 forca policie kanë rrethuar fshatin ndërsa janë angazhuar dy helikopterë të ushtrisë.Ora News ndjek hap pas hapi zhvillimet e ngjarjes Ora 21:20 Operacioni i policisë do vazhdojë dhe gjatë natësEdhe pse u raportua se policia do të ndërpriste për sot operacionin, me vonë u raportua se operacioni do të vijojë edhe gjatë natës. Forcat e policisë kanë ndërprerë ndërhyrjen, por operacioni do të vijojë gjatë natës duke monitoruar situatën. Fshati Lazarat gjatë natës do të mbahet i rrethuar dhe i blinduar. Po ashtu policia gjatë natës do të vërë në funksion kamerat termike dhe pajisje të tjera të teknologjisë amerikane.[caption id="attachment_537762" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Forcat e policisë ne gadishmeri mbremjen e sotme ne Lazarat[/caption][caption id="attachment_537761" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Forcat e policisë ne gadishmeri mbremjen e sotme ne Lazarat[/caption][caption id="attachment_537760" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Forcat e policisë ne gadishmeri mbremjen e sotme ne Lazarat[/caption][caption id="attachment_537759" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Forcat e policisë ne gadishmeri mbremjen e sotme ne Lazarat[/caption]Ora 21:00 Policia ndërpret ndërhyrjen në Lazarat, shkak errësiraErrësra e ka detyruar policinë të ndërpresë ndërhyrjen për kapjen e përsonave të armatosur në Lazarat. Ndërhyrja e policisë do të fillojë nesër në mëngjes.Ora 20:10 4 autoblinda kanë hyrë brenda fshatit Gazetarja Manjola Hasa informon se 4 autoblinda janë futur në fshat dhe janë vendosur pranë xhamisë. Deri në këto momente nuk ka të shtëna në Lazarat.Ora 19:40 Eligent Basha i përgjigjet policisë duke u vetëdorëzuarËshtë vetë dorëzuar një prej personave që janë pjesë e grupit të zjarrit, të shpallur në kërkim nga policia e shtetit. Eligent Basha është dorëzuar në komisariatin e policisë së Gjirokastrës duke iu bindur thirrjes së policisë së shtetit.Ora 19:30 Xhaxhai i Rustem Mahmutaj: Djali është më bagëti në malXhaxhai i një Rustem Mahmutaj, një prej personavë që ndodhet në listën e të kërkuarve nga policia tha se Rustemi nuk ka lidhje me këtë ngjarjë, pasi ai është në mal me bagëti. Në një lidhje telefonike për Ora News, xhaxhai i Rustem Mahmutaj tha se në atë listë ka edhe prsona që ndodhen në burg.Ora 19:00 Policia nis mësymjen në Lazarat[caption id="attachment_537710" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Forcat e policisë ne gadishmeri pasditen e sotme ne Lazarat[/caption][caption id="attachment_537711" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Forcat e policisë ne gadishmeri pasditen e sotme ne Lazarat[/caption][caption id="attachment_537712" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Forcat e policisë ne gadishmeri pasditen e sotme ne Lazarat[/caption][caption id="attachment_537713" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Forcat e policisë ne gadishmeri pasditen e sotme ne Lazarat[/caption][caption id="attachment_537714" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Forcat e policisë ne gadishmeri pasditen e sotme ne Lazarat[/caption][caption id="attachment_537715" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Forcat e policisë ne gadishmeri pasditen e sotme ne Lazarat[/caption]Forcat Speciale Renea pak minuta me pare nisen mesymjen ne Lazarat . Trupat e para dhe kane hyre ne fshat. Policia e vendosur ta coje operacionin deri ne fund deri ne kapjen e te gjithe personave te armatosur qe sulmuan policine. Nese grupi i armatosur do ti kunderpergjigjet policise me arme , policia eshte e vendosur ti asgjesoje.Ora 18:55 Policia publikon listën e të dyshuarve, 21 të kërkuar për ngjarjen në LazaratPolicia e shtetit ka identifikuar 21 persona, si të dyshuar për sulmin në Lazarat ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha. Sipas policië këta persona aktualisht lëvizin të armatosur në brendësi të fshatit Lazarat.Ora 18:30 Gazetarja e Ora News, Manjola Hasa nga Lazarati tha se operacioni do të vazhdojë, madje janë kërkuar edhe përforcime.Forcat RENEA me snajper janë vendosur siper taracave të shtëpive. Është kërkuar që efektivë të tjerë të vine me autoblindë. Perimetri i sigurisë kontrollohet me helikopter dhe më pas përparparohet me autoblinda.Pritet të mbërrjnë edhe forca të tjeraPo ashtu gazetarja jonë tha se personat e armatosur nuk janë më shumë se 10 dhe janë jo më shumë se 20 vjec.Ora 16:55 400 forca policie rrethojnë LazaratinSipas ministrisë së Brendshme 400 forca të policisë lokale, RENEA-s dhe FNSH kanë rrethuar Lazaratin dhe po monitorojnë cdo lëvzije. Po ashtu në pikat hyrëse dhe dalëse të Lazaratit janë ngritur postblloqe.Ora 16:10 Grupi i aramtosur dyshohet se qëndron i fshehur në zonën e ish-pularisë. Policia ka informacionin e duhur, pritet të ndërhyjë.Ora 16:00 Tahiri: Momente të vështira për policinë, politika të dënojë këtë akt terroristMinistri i Brendshëm, Saimir Tahir nga Gjirokastra ka kërkuar që përfaqësuesit e politikës të dënojnë këtë akt terrorist, ku mbeti i vrarë një efekti i RENEA-s dhe dy të tjerë u plagosën, nga persona të armatosur.Tahiri uron shërim të shpejtë për të efektivët e plagosur.Ora 15: 20 Banoret: I ndaluari Xhuliano Malo nuk eshte banor i LazaratitGazetarja e Ora News Alida Luli në një lidhje telefonike informon se sipas dëshmive të banorëve të Lazaratit, Xhuliano Malo nuk është banor i LazaratitOra 15: 17 Reagon Ambasada e SHBA: Autorët të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjitOra 15:15 Tahiri në Gjirokastër. Në Lazarat dhe helikopterëMinistri I Brendshëm Saimir Tahiri mbërrin në Gjirokastër. Mbledhja e krerëve të policisë por dhe e prokurorëve vijon. Gazetarët e Ora News informojnë se kanë parë helikopterë mbi malin e Sopotit.Ora 14:07 Policia e Gjirokastres jep informacionin zyrtar:Sulmi ne oren 09:00 po mbahet në vëzhgim grupi i armatosurPolicia e qarkut të Gjirokastrës jep versionin zyrtar të sulmit të ndodhur në Lazarat. Sulmi ka ndodhur në afërsi të vendit të njohur si Ish Pularia në orën 09:00 . Policia informon se vijohet të mbahet në vëzhgim grupi i armatosur që ndodhet te ish Pularia në fshatin Lazarat. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur është hartuar një plan opereacional , për të bërë të mundur kapjen e personave të armatosur që qëlluan punonjësit e policisë. 7 persona janë shoqëruar në polici.Ora 13: 45 Basha: Efektivët në operacion me mjet të papërshtatshëm. Rama në vend të transparencës sulmon opozitënKryetari i opozitës duke shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së efektivit të RENEA-s sot në Lazarat tha se kishte marrë informacion se efektivët e RENEA-s kishin qenë në skenën e operacionit me një automjet të papërshtatshëm.“I gjithë grupi i efektivëve që është goditur nga kriminelët ka qenë në skenën e operaicionit me një automjet të papërshtatshëm Volcvagen” tha Basha.Basha u ndal dhe tek Rama duke e quajtur deklaratë diabolike të tij të bërë pak minuta më parë dhe nënvizoi se opozita kërkon transparencë e cila deri tani ka munguar. Rama: Sot ditë zie, paçin faqen e zezë ata që fajësojnë policinëOra 13:16 Nishani dënon aktin kriminal, thirrje lazaratasve për qetësiMbi ngjarjen reagoi edhe Kreu i Shtetit. Duke dënuar aktin kriminal, Nishani u kërkon autoriteteve ligjzbatuese që në mënyrë profesionale të bëjnë zbulimin e menjëhershëm të këtij krimi dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve.13: 12 Policia: I arrestuari jo djali GatesPolicia e Gjirokastres saktëson se personi i arrestuar është Xhulio Malo, jo djali i Gate Mahmutajt. Ndërsa gazetarja e Ora Nees Lulo informon se nuk ka më të shtëna në fshat.Ora 13:10 Personi i shoqëruar dyshohet se është djali i Gate MahmutajtPersoni i shoqëruar në policine e Gjirokastrës me inicialet Xh. M dyshohet se është djali i Gate Mahmutajt, por pritet të konfirmohet, informon gazetarja e Ora News, Alida Lulo. Prokurori Adnan Xholi dhe drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ndodhen në ambientet e policisë së Gjirokastrës.Ora 13:06 Të plagosurit jashtë rrezikut për jetën, s'kanë nevojë për ndërhyrje Drejtori i spitalit të Traumës: “Dy të plagosurit, efektivë të policisë erdhën nga spitali rajonal i Gjirokastrës. Gjatë gjithë transportit nuk kanë pasur probleme. Këtu ekzaminohen. Njëri nga të plagosurit ka një plagë në kokë sipërfaqësore, ndërsa tjetri ka një plagë në shpatullën e majtë. Aktualisht janë në parametra krejt normal fiziologjikë.U bënë të gjitha ekzaminimet e domosdoshme për të dyja plagët dhe besojmë se nuk do të kemi ndonjë konseguencë. Tani për tani janë jashtë rrezikut për jetën dhe pa nevjë për ndërhyrje emergjente. Janë të vetëdijshëm”.[caption id="attachment_537456" align="alignnone" width="640"]
Drejtori i spitalit duke raportuar per gjendjen shendetesore te efelktiveve te RENEA-s[/caption]Ora 13:03 Rama: Sot ditë zie, paçin faqen e zezë ata që fajësojnë policinë. Tahiri pritet të niset drejt Lazaratit
Kryeministri Edi Rama e quajti një ditë zie këtë të sotmen ku një efektiv i RENEA-s u vra në Lazarat ndërsa 2 të tjerë u plagosën.Ora 12: 47 Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kryeministri Edi Rama në spitalin e Traumës vizitojnë dy efektivët e plagosur.[caption id="attachment_537449" align="alignnone" width="640"]
Rama, Tahiri dhe Beqaj ne spitalin e Traumes te vizitojne te plagosurit nga sulmi ne Lazarat[/caption]Ora 12: 46 Lazarat, sekuestrohet një makinë e bardhë, kishte armë brendaPolicia e Gjirokastrës informon se gjatë kontrollit të ushtruar në Lazarat është sekuestruar një mjet tip benz i bardhë ku janë gjetur 2 pushkë, një automatik dhe një tip kallashnikov, 1 granatë një kasetë me fishekë dhe një këmbëz mitralozi, si dhe tre aparatë celularë, dhe 2 qese farmaceutike të dyshuara me kokainë. Gjithashtu u bë shoqërimi I drejtuesit të mjetit i identifikuar si XH.MOra 12:21 Gazetarja e Ora News: Vijojnë të shtëna në ajër në qendër të Lazaratit Në qendër të fshatit mësohet se 15 persona qëllojnë në ajër. Të shtënat janë dëgjuar nga grupet e xhirimit të cilët kanë shkuar për të raportuar ngjarjen në hyrje të Lazaratit në fshatin Kordhocë. Gazetarja e Ora News Alida Luli informon se banorët nga fshati u kanë thënë se disa forca të policisë janë tërhequr nga brendësia e fshatit.Ora 12: 20 Kryeministri Edi Rama pritet të shkojë në spitalin e Traumës ku ndodhen të plagosuritOra 12: 04 Helikopteri sjell në Tiranë 2 efektivët e plagosur[caption id="attachment_537430" align="alignnone" width="640"]
Helikopteri sjell ne Tirane dy efektivët e plagosur[/caption][caption id="attachment_537429" align="alignnone" width="640"]
Helikopteri sjell ne Tirane dy efektivët e plagosur[/caption]Ora 12: 00 Ora News ju sjell pamje nga hyrja e Lazaratit të filmuara sot rreth orës 11:00[caption id="attachment_537422" align="alignnone" width="640"]
Hyrja e Lazaratit ne oren 11:00, 24 qershor 2015[/caption]Forcat e RENEA-s kanë bllokuar Lazaratin. Policia dhe forcat speciale ndodhen në hyrje të Lazaratit. Ora News ju sjell pamje nga hyrja e Lazaratit të filmuara sot rreth orës 11:00[caption id="attachment_537405" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ambulanca ne spitalin e Gjirokastres, djathtas Jetmir Isaj njëri nga efektivët e plagosur[/caption]Policia ka rethuar zonen , ka bllokuar hyrjet dhe daljet dhe po behet krehja per kapjen e autoreve. Dy persona të shpallur në kërkim.Ora 11: 30 Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri niset drejt Lazaratit RENEA nis krehjen e zonës. Ora 11: 23 RENEA po kontrollonte makinen kur nga një banesë u qëllua drejt tyreMinistria e Brendshme jep informacionin zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë:"Gjatë natës së kaluar, një grup personash të armatosur ka qëlluar me armë në drejtim të shërbimeve të Policisë së Shtetit që kryejnë shërbim në fshatin Lazarat, në Gjirokastër. Herët në mëngjes, Policia lokale, FNSH dhe RENEA kanë filluar një operacion për kapjen e personave që kishin qëlluar me armë. Gjatë operacionit, në momentin që Policia kishte bllokuar makinën me autorët e dyshuar e të armatosur, është qëlluar mbi efektivat nga një banesë aty pranë. Për pasojë ka humbur jetën efektivi i forcave speciale RENEA, Ibrahim Basha.Gjithashtu nga sulmi i personave të armatosur, janë plagosur edhe 2 policë të RENEA-s, me iniciale J.I. dhe P.H., të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Drejt Lazaratit janë nisur forca të shumta policore, si edhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako.Ora 11: 14 PD kërkon transparencë: Po ndjekim me shqetësim situatënPërmes një deklarate Partia Demokratike informon se po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet në Lazarat dhe kërkon të zbardhet ngjarja si dhe të ofrojë transparencë maksimale për çfarë po ndodh.Ora 11: 11 Dy persona të shpallur në kërkimGazetarja e Ora News në Gjirokastër Alida Lula informon se dy persona janë shpallur në kërkim si të dyshuar si autorë të plagosjes me armë[caption id="attachment_537380" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ambulanca ne spitalin e Gjirokastres, ku ndodhen dy efektivët e plagosur. Djathtas: Efektivi i RENEA-s i vrarë[/caption]Policia bllokon hyrjen e LazaratitOra 11: 49 Policia ka bllokuar hyrjen dhe ka ngritur postblloqe në lagjen e Kordhocës. Të gjithë policët janë me antiplumb.[caption id="attachment_537375" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Efektivi i RENEA-s i vrarë sot në Lazarat, Ibrahim Basha[/caption]5 të shoqëruar në PoliciOra 10: 45 Janë të shoqeruar 5 persona ne policinë e Gjirokastrës. Drejt Lazaratit dhe prokurori i Krimeve të Rënda, Andan Xholi.Identifikohen efektivët e RENEA-s të plagosur Ora 10: 40 Në Lazarat janë nisur dhe dy zv/drejtorët e policisë së shtetit dhe kreu i policisë së shtetit Haki Çako. Pesë persona të shoqëruar në polici. Gazetari i Ora News Andi Qosja informon se efektivët e plagosur janë Jetmir Isaj dhe dhe tjetri i identifikuar vetë me inicialet P.H.Ora 10: 35 Dy policët e plagosur do sillen në Tiranë me helikopter Dy policët do të transportohen drejt spitalit të Tiranës me helikopterë. Njëri ka plagë në ballë tjetri në shpatull. Gazetarja e Ora News Manjola Hasa informon se dy policët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën[caption id="attachment_537354" align="alignnone" width="640"]
Spitali i Gjirokastres, “ Omer Nishani”, ku janë dërguar efektivat e RENEA-s[/caption]Ora 10: 27: Efektivi i i RENEA- s i vrarë është Ibrahim Basha.Nje version i ngjarjes, por jo zyrtareNga informacionet e para, 7 deri në 10 persona të armatosur ndodhen në hyrje të Lazaratit në afërsi të një karburanti ku kanë qëlluar me armë.Nga informacionet paraprake të policisë bëhet me dije se gjatë orëve të natës një grup i armatosur ka qëlluar më armë në drejtim të patrullave policore që bëjnë shërbim në këtë fshat.Në mëngjes, policia e Gjirokastrës e mbështetur nga FNSH dhe RENEA kanë nisur operacionin për kapjen e autorë.Gjatë aksionit, nga një shtëpi në Lazarat, në momentin që policia ka bllokuar makinën me autorët që kishin qëlluar natën bashkë me armatimin që kishin brenda, është gjuajtur mbi policinë.Nga të shtënat, ka humbur jetën Ibrahim Pasha, ndërsa janë plagosur dhe efektivët Jetmir Isaj dhe P.H.Policia ka rethuar zonen , ka bllokuar hyrjet dhe daljet dhe po behet krehja per kapjen e autoreve. Deri tani në policinë e Gjirokastrës janë shoqëruar 5 persona. Ndërkohë mësohet se një grup i armatosur prej 10 personash është pozicionuar pranë një karburanti dhe qëllon me armë ndaj policisë.Nga të dhënat paraprake besohet se një nga të plagosurit është Jetmir Isai. Trupi i pajete në spitalin rajonal “ Omer Nishani”, nga ku mesohet se ka marre nje plumb ne koke qe i ka marre dhe jeten. Dy efektivet e tjere te plagosur po i nenshtrohen nje nderhyrje kirurgjikale ne spitalAksioni është shoqëruar me të shtëna me armë edhe prej banorëve, që fillimisht u raportuan se ishin në ajër.Të shtënat me armë kanë qenë të vazhdueshme gjatë gjithë natës deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm.Ndonëse policia nuk jep detaje, mendohet që ka qenë përplasje mes efektivëve dhe banorëve, nga të cilat ka mbetur i plagosur rëndë efektivi.Në fshatin e Lazaratit vërehet shtim i prezencës së forcave policore, ndërkohë që të shtënat me armë vijnë nga lagjet e sipërme të fshatit.Ne fshat kane zbarkuar edhe forcat speciale dhe ato RENEA. Situata eshte e tensionuar.“Gjatë orëve të natës janë dëgjuar të shtëna me armë në pjesën e poshtme të fshatit Lazarat, edhe gjatë mëngjesit të sotëm ka pasur të shtëna. Nga policia nuk jepet informacion përveçse është pranuar se ka pasur të shtëna. Sipas tyre të shtënat kanë ardhur nga banorët” informon Lulo.