PD feston fitoren në Mat, Rizvani: Do jem kryetar për të gjithë qytetarët
Përfundon proçesi i numërimit në bashkinë Mat, del fitues kandidati i APPD-së, Nezir Rizvani, me 181 vota më shumë se ajo e ASHE-së. Në bashkinë Mat votuan 16 267 qytetarë, nga këto kandidati i APPD , Nezir Rizvani mori 8150 vota ndërsa kandidatja e ASHE, Adelina Farrici mori 7969 vota, 356 vota dolën të pavlefshme. Proçesi i votimit vijoi normalisht dhe pa incidente. Kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani dha mesashin nëpërmjet medias sonë që të gjithë ata që më kanë votuar ose jo, une nuk do bëj dallime politike. Ai shprehet se PD e priste fitoren në bashkinë e Matit.Nezir Rizvani: “Do të jem kryetar bashkie për të gjithë qytetarët e Matit dhe do t’u shërbej të gjithëve njëlloj, si atyre që më besuan si dhe ata që besuan alternativën tjetër. Do shërbej ashtu siç duhet”.Ndërsa shefi i departamentit për politikën e jashtme në PD, Kreshnik Collaku, falenderoi banorët e Klosit dhe të Matit, shprehet për mikrofonin tonë, që e prisnim fitoren në të dyja bashkitë, dhe gara ishte e veshtirë sepse kishin shumë presione.Kreshnik Collaku, shefi i departamentit për politiken e jashtme në PD: “ Bashkia Mat dhe Klos kanë regjistruar moment historik me fitoren e demokratëve. Rikthimi i PD në drejtimin e bashkisë së Matit është një lajmëtare e sigurtë e rikthimit të PD në krejt qeverisjen e Shqipërisë”