Vorën e mban e djathta, Ismaili në avantazh kundrejt Sallakut për 239 vota, një kuti në KQZ
Kandidati i djathtë për Bashkinë, Fiqiri Ismali festoi fitoren e Vorës kur përfundoi numërimi i 41 kutive nga 42 që kishte kjo KZAZ.Ndërkohë LSI deklaroi se rezultati se fitorja e kundërshtarit është e shpejtë pasi duhet parë dhe kutia e fundit e cila për shkak të parregullsive është dërguar në KQZ.Kutia e votimi me nr 27 37 u dërgohet në KQZ pasi kishte parregullsi, duke u gjetur fletë votimi shtesë.Kutia e fundit ishte deçizive për fitore. Nga 42 Qendra Votimi në 41 QV të numëruara diferenca e fitores ishte me 239 vota.Fiqiri Ismaili i PD-se mori 7985 votaLuan Sallaku mori 7746 vota.Menjëherë pas rezultatit Fiqiri Ismaili shprehu falenderimet dhe deklaroi se Vora nuk ka lista fiktive. Më pas në Vorë nisën festimet.Fiqiri Ismaili: “Falenderoj të gjithë qytetarët e bashkisë Vorës që votëbesuan për të përmirësuar cilësinë e jetës. Falenderoj qytetarët e bashkisë Vorë dhe qytetarëe Domit që me votë bënë ndryshimin e rezultatit. Falenderoj për këtë sfidë. Pritnim një fitore më të lartë por situata në Vorë kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe jashtë çdo parashikimi për qytetarët besuan tek unë dhe tek premtimet e mia për të përmirësuar cilësinë e jetës. E falenderoj kundërshtarin. Ishte një garë elektorale i uroj të mirat. Kallzimet për listat fiktimeve janë false. Vora nuk ka lista fiktive, kryetari i bashkisë nuk merret me lëvizjen e qytetarëve.Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama i tha gazetares së Ora News se është shpejt për fitoren e kundërshtarit:" Rezultati ende nuk është shpallur presim vlerësimin e KQZ për kutinë"[caption id="attachment_536316" align="alignnone" width="843"]
Gazetarja e Ora News Denisa Pasholli duke raportuar nga KZAZ e Vores[/caption]