Itali, 3 muaj pas vrasjes së shqiptarit, policia arreston 2 autorët
Pas rreth tre muajsh hetime intensive, policia italiane ka arritur të gjejë autorët e vrasjes së Mikel Leskaj 29-vjeçari u vra në mars brenda makinës së tij.Shqiptari i identifikuar si Mikel Leskaj, 28 vjeç u vra me thikë mbrëmjen e 13 marsit 2015 në rrugën Mantegna, në Zagarolo, provincë e Romës.Shqiptari i identifikuar si Mikel Leskaj, 28 vjeç ishte me banim në Pistoia dhe mbrëmjen e 13 marsit kishte lënë qytetin e Toskanës për të shkuar në Bari, ku do t’i hipte tragetit për të ardhur në ShqipëriPolicia ka arrestuar një 17-vjeçare nga Rumania dhe një 23-vjeçar shqiptar. Sipas policise vajza duket se ka joshur 29-vjeçarin dhe ka lënë një takim me të në Zagarolo. Në vendin që kishin caktuar për t’u takuar, Mikel Leskaj u qëllua me thikë. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, por Leskaj ishte nisur për në Spitalin, ku dhe më pas humbi jetën. Ende nuk dihen arsyet e kësaj vrasjeje.Dy të rinjte të cilët jetojnë ilegalisht në Itali duket se janë treguar shumë të kujdesshëm duke fshirë çdo provë. Pas krimit ata u larguan nga Italia.Hetimet për dy të akuzuarit u shtrinë në Slloveni, Kroaci, Rumani dhe Shqipëri, ku është monitorua çdo lëvizje e tyre.Ata u rikthyen në Itali pas 10 ditësh me idenë se tashmë ngjarja ishte harruar.Të dy të rinjtë në ditët e ardhshme do të merren në pyetje në Gjykatën e të Miturve të Romës, për të sqaruar arsyet e vrasjes.
