Shijak, kallëp tritoli pranë banesës së kreut të grup seksionit të PD

Një kallëp tritoli është vendosur në portën kryesore të një aktivisti të partisë Demokratike në fshatin Sallmone të Shijakut.Lënda eksplozive është pikasur nga Altin Alla rreth orës 07;00 të mëngjesit në kohën që po dilte nga banesa. Ai thotë se ka tentuar të komunikojë disa herë me policinë në numrin 129, por këta të fundit nuk i janë përgjigjur, duke ardhur me vonë në vendin  e ngjarjes. Altin Alla: “S’kam pasur probleme me njerëz të tjerë. Policinë e mora 10 herë në telefon asnjëherë nuk është përgjigjur”   I deleguari për të ndjekur fushatën e PD-ës në Shijak, Ferdinand Xhaferraj  dhe kandidati i kësaj force politike për zgjedhjet vendore Redi Saraçi, thonë se sulme të tilla tregojnë panikun në të cilën ndodhen kundërshtarët.Një kallëp tritoli është gjendur pranë portës së banesës së  Altin Allës 39 vjeç,  kryetari grup seksioni të PD-së në fshatin Sallmone të Shijakut mëngjesin e sotëm.Ende nuk dihen autorët e vendosjes së eksplozivit në portën kryesore të aktivistit të PD-ës, por policia sqaron se po heton  për zbardhjen e ngjarjes.Sipas policisë eksplozivi nuk ishte i aktivizuar pasi  nuk i ishte vendosur kapsolla dhe fitil zjarrpërcjellësi, duke lënë të kuptohet se qëllimi i autorëve ka qenë thjeshtë për ti dhënë një mesazh.[caption id="attachment_534863" align="alignnone" width="640"]Në foto: Kallëpi i tritolit i sekuestruar pranë banesës Në foto: Kallëpi i tritolit i sekuestruar pranë banesës[/caption][caption id="attachment_534960" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Altin Llalla, personit qe iu vendos kallepi i tritolit para baneses Ne foto: Altin Alla, personit qe iu vendos kallepi i tritolit para baneses[/caption](Lajmi u përditësua)vijon