Xhesti nazist dënon përjetësisht futbollistin grek
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2013, 18:05
Një futbollisti grek i është ndaluar përjetësisht të luajë për kombëtaren e Greqisë, pasi ka bërë përshëndetje naziste.Mesfushori Giorgos Katidis ka bërë përshëndetjen ndërsa ka festuar golin e tij në një ndeshje të shtunën.Federata e Futbollit të Greqisë e ka cilësuar atë si "provokim të rëndë", i cili "fyen të gjitha viktimat e brutalitetit nazist dhe dëmton karakterin paqësor dhe njerëzor të lojës".Katidis, 20 vjeç, ka kërkuar falje, duke thënë se nuk ka qenë i vetëdijshëm për domethënien e xhestit.