Papa Françesku mban lutjen e parë engjëllore
Papa Françesku është paraqitur para më shumë se 100,000 njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, për lutjen e tij të parë engjëllore.Kreu i Kishës Katolike i është drejtuar të pranishmëve nga dritarja e apartamentit të Papatit, i cili qëndron sipër sheshit.Ndryshe nga tradita, Papa nuk ka lexuar fjalimin e shkruar, por ka folur spontanisht për fuqinë e Zotit për të falur.Kjo ka qenë lutja e parë engjëllore e Françeskut që kur është zgjedhur në krye të Selisë së Shenjtë, më 13 mars.Në këtë detyrë, ai pason Benediktin XVI, i cili muajin e kaluar ka hequr dorë nga detyrat e papatit.Menjëherë pas adresimit të sotëm, Françesku ka shkruajtur për herë të parë në Twitter, në cilësinë e papës, duke shkruar:“Të dashkur miq, ju falënderoj nga zemra dhe ju kërkoj të vazhdoni të luteni për mua. Papa Françesku”.