Amerika bën gati raketat kundër Koresë së veriut
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel ka njoftuar planet për të aktivizuar sistemet mbrojtëse anti-raketë në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, për të kundërvepruar ndaj kërcënimeve nga Koreja e Veriut.Hagel deklaroi se SHBA-ja ka shtuar 14 interceptorë, të cilët mund të qëllojnë raketat në fluturim, nga 30 të tillë, që janë aktualisht të vendosur në Kaliforni dhe në Alaskë, ku do të vendosen brenda vitit 2017.Shefi i Pentagonit i cilësoi si të papërgjegjshme dhe të pamatura provokimet e fundit nga Koreja e Veriut. Vetëm javën e kaluar Feniani kërcënoi disa herë SHBA-në me sulme me raketa bërthamore.Por pavarësisht retorikës së egër të vendit të izoluar, analistët vlerësojnë se regjimi komunist verikorean është me vite larg prodhimit të një rakete ndërkontinentale, e cila do të mund të godiste Shtetet e Bashkuara."SHBA ka sisteme mbrojtëse që mund të na mbrojnë nga sulmet me raketa balistike kontinentale", deklaroi zoti Hagel në një konferencë për shtyp, transmeton TCH.Sekretari amerikan i Mbrojtjes shtoi se SHBA-ja do të vendosë gjithashtu një stacion radarësh gjurmimi në Japoni, aleat ky kyç i Amerikës në kontinentin aziatik."Arsyeja përse po e bëjmë këtë dhe përse po avancojmë programin tonë për sigurinë e brendshme është që t'i paraprijmë rrezikut dhe të jemi të fortë para ndonjë pasigurie", shtoi Hagel.