Itali, Piero Grasso zgjidhet kryetar i Senatit
Piero Grasso i qendrës së majtë italiane është zgjedhur zgjedhur kryetar i Senatit. Një ish prokuror i antimafias, Grasso ka marrë edhe vota nga deputetë të lëvizjes pesë yjet, e shprehu kundër ndaj çdo propozimi.Ndërsa Laura Boldrini, nga "Liberty" aleate me PD, është votuar si Presidente i Dhomës së Deputetëve. Ajo është një ish gazetare dhe ish zëdhënëse për Kombet e Bashkuara.Me zgjedhjen e Laura Boldrini dhe Pietro Grasso, si kryetarë të Dhomës dhe Senatit në Partinë Demokratike janë të bindur që gjasat e Pier Luigi Bersani për të marrë detyrën e formimit të qeverisë janë më të mëdha. Në mënyrë që të ketë sukses duhet së pari të mbyllë marrëveshjen me Mario Monti. Por mbi të gjitha shpresën se grillonit, ashtu siç quhen ndryshe deputet e Lëvizjes pesë yjet të japin votën e tyre pro, ashtu siç dhanë për dy kandidaturat e e Boldrinit dhe GrassoNdërkohë Beppe Grillo, i ka bërë thirrje të japin dorëhejqjen të gjithë ata që e tradhëstuan me votën pro. Lideri i lëvizjes “Pesë Yjet” ka i ka rikujtuar atyre, kodin e sjelles të të zgjedhurve të partisë e cila parashikon se votimet në salla janë të vendosura nga mozhoranca. "Nëse dikush ësht tërhequr nga ky detyrim, atëherë ka mashtruar zgjedhësit, shpresoj të marrin përsipër pasojat" ka thënë Grillo.Megjathatë zgjedhja e nga e majta e dy kryetarëve ka qenë nj ditë feste për Bersanin, cili u gjend në vështirësi pas dy votimeve të dështuara. Rezultatet për qeverisje tani do të priten edhe pas takimeve që presidenti italian Xhorxho Napolitano do të bëjë me përfaqësuesit e partive politike nga e marta e 20 Shkurtit.