Bashkimi Europian komfuz, kryetarët e shteteve nuk bien dakort

Samiti dy ditor midis krerëve të lartë të bashkimit Europian në Bruksel, ka sjellë mjaft çështje në tryezë për të cilat shtetet anëtare nuk kanë patur të njëjtin mendim. Pozicionet e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive në Evropë duket se janë larg njëri-tjetrit. Pasi në takimin i cili kishte temë kryesore poltikën e konsolidimit dhe masat e kursimit duket se nuk ka pasur asnjë dëshirë të diskutohej. Ndërsa papunësia, ankthi social dhe reçesioni, kanë qënë në qëndër të diskutimeve të cilat dominojnë në BE për vite me radhë.Edhe kancelarja Gjermane Angela Merkel, e cila konsiderohej deri tani si kursimtare e hekurt, qëndroi e tërhequr duke shprehur në mënyrë indirekte se sa larg njëra-tjetrës janë pozicionet në Evropë: "Ne mund t'i arrijmë objektivat që i kemi vendosur vetes, tha ajo, nëse nuk  do të ketë rritje ekonomike dhe  sidomos vendet e punës për sa më shumë njerëz në Evropë, dhe natyrisht dhe buxhete solide,  "këto do të shohim vetëm nëse do të ketë një politikë të përbashkët ekonomike "tha ajo.Nga ana tjetër Presidenti francez, François Hollande kërkon "fleksibilitet" në përmbushjen e objektivave të defiçitit në interesin e vet për vitin 2013, Franca do të ketë një defiçit më të lartë buxhetor, se sa kërkohet nga rregullat të stabilitetit. Dhe me sa duket Komisioni, i cili monitoron respektimin e buxhetit, do t'i miratojë një shtyrje prej një viti.Gjithashtu një temë e rëndësishme që është ngritur repektivisht nga presidenti Frances dhe ai i Britanisë së Madhe, është heqja e embargos së armëve për kryendgritësit sirianë. Nën presionin e Francës dhe të Britanisë së Madhe, BE-ja do të diskutojë ditët e ardhshme për furnizimin me armë të rebelëve sirianë. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive i ngarkuan ministrat e Jashtëm që javën e ardhshme të gjejnë një "qëndrim të përbashkët", siç  njoftoi pas samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel Presidenti i Këshillit Herman Van Rompuy. Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) shprehu "një sërë rezervash" ndaj heqjes së embargos.