SHBA, zjarre në Kolorado
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2013, 17:28
Shteti Kolorado në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përfshirë nga zjarret e fuqishme të cilat dogjën 300-400 hektarë tokë.Kjo i detyroi banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, kryesisht ata të zonës së Fort Collinsit.Zjarri ra aksidentalisht, ndërsa zyrtarët po përpiqeshin të merrnin masa për thatësirën, pas një dimri pa rreshje në atë zonë.Zjarrfikësit luftuan me flakët dhe arritën t’i venë ato nën kontroll, duke i lejuar banorët të kthehen përsëri në shtëpitë e tyre.