Arritja historike e qeverisë pakistaneze
Kryeministri i Pakistanit e konsideroi si një “fitore historike” për demokracinë dhe vendin, përmbushjen e plotë të një mandati të një qeverie të zgjedhur me zgjedhje të lira, për herë të parë në historinë e Pakistanit.”Askush nuk do të jetë në gjendje të dëmtojë demokracinë pakistaneze në të ardhmen”, deklaroi shpresëplotë Raja Pervez Ashraf.Fjala e tij erdhi ndërsa qeveria përmbushi mandatin dhe në vend të saj u instalua një qeveri teknike, e cila në bazë të kushtetutës do të ketë si detyrë të vetme përgatitjen e zgjedhjeve të majit.Që prej themelimit të Pakistanit, në vitin 1947, ka qenë e zakonshme që qeveritë të binin si rrjedhojë e grushteve të shtetit, luftës së ashpër politike apo vrasjeve.Kjo është hera e parë në historinë e vendit, që një qeveri zgjidhet në mënyrë demokratike dhe çon deri në fund mandatin.Megjithatë, një “arritje” e tillë historike nuk do të jetë e lehtë të përsëritet nga qeveria e ardhshme, e cila përballet me militantizmin në rritje dhe përshkallëzimin e dhunës midis komuniteteve të ndryshme fetare në vend.