Sulm në Irak, 9 persona të vrarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2013, 15:25
Një makinë e mbushur me eksploziv ka shpërthyer në qytetin Basra të Irakut, duke vrarë të paktën nëntë persona.Burimet zyrtare thonë se sulmi në një stacion autobusësh ka ndodhur menjëherë pas një shpërthimi tjetër në qendër të qytetit, por që nuk ka shkaktuar viktima.Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë ende asnjë grup.Sulmet në Basra janë të rralla krahasuar me zonat e tjera të Irakut, sidomos pjesën qendrore, perëndimore dhe veriore.