Trupi i Hugo Chavez vendoset në muzeun e Karakas

Trupi i Hugo Chavez është vendosur në një muze ushtarak në kryeqytetin e Venezuelës, Caracas.Mijëra venezuelianë kanë zbritur në rrugët e Karakasit për të shoqëruar trupin e presidentit të ndjerë Hugo Chavez  nga  akademia ushtarake ku ishte vendosur për 10 ditë. Arkivoli do të mbahet në muzeun në zonën ku ai drejtoi grushtin e dështuar ushtarak në vitin 1992.Shumë nga përkrahësit e tij ishin veshur me të kuqe, ngjyrë e lëvizjes politike të Chavez. Kreu që udhëhoqi Venezuelën për 14 vjet, vdiq nga kanceri në javën e kaluar. Arkivoli i tij u prit nga trupat  ushtarake të nderit.Por ende mbetet i paqartë vendi i prehjes përfundimtare të Chavez, pasardhësi i tij i Nicolas Maduro i ka kërkuar Asamblesë Kombëtare të ndryshojë kushtetutën për të lejuar trupin e tij të varroset në Panteonin Kombëtar, së bashku me udhëheqësit e tjerë të rëndësishëm në historinë e Venezuelës.Chavez, nga ana e tij, kishte thënë se dëshironte të varrosej në vendlindjen e tij, në Barinas.Pas ceremonive të së Premtes, zëdhënësi, Ernesto Villegas, tha se qeveria kishte plane  për të balsamosur Chavez, por kjo tashmë është e pamundur.Më herët, autoritetet politike dhe ushtarake të Venezuelës u bashkuan me familjarët e presidentit për një ceremoni në akademinë ushtarake. E ndërsa ceremonitë fetare dhe politike u mbajtën në muzeun ushtarak, ku u ndoqën Nikolas Maduro, pasardhësi i Chavez.