Audienca e parë e Papa Françeskut të I
Papa Françesku I, ka shrehur dëshirën e tij për "një Kishë të varfër, për të varfërit", pas zgjedhjes së tij të Mërkurën si kreu i 1.2 mil katolikëve në botë.Horhe Mario Bergolio, tha se zgjodhi emrin Françesku, pas atij të Asizit shenjtor i shekullit 12, i cili përfaqësonte "varfërinë dhe paqen".Papa Françesku u bëri thirrje gazetarëve që të mos e shohin Kishën me "virtytet dhe me mëkatet" e saj dhe të përqëndrohen në "mirësinë, të vërtetën dhe bukurinë" e saj. Në audiencën e tij të parë para kamerave në Vatikan, Papa i ri tha se Jezu Krishti dhe jo Papa ishte qendra e Kishës, i cili theksoi ai kishte natyrë "shpirtërore dhe jo politike". Françesku i I, tha se Fryma e Shenjtë e kishte frymëzuar dorëheqjen e Benediktit XVI dhe e udhëhoqi atë nga kardinalët ta zgjedhin si një Papë tjetër.Ndërsa për zgjedhjen e emrit Françesku i parë ai shpjegoi se ishte i frymëzuar për të marrë emrin Françesku nga një koleg brazilian i cili e përqafoi atë kur u zgjodh Papë dhe i pëshpëriti "mos harroni të varfërit" . "Menjëherë mendova Shën Françeskun të Asizit, themeluesi italian i Urdhrit Françeskan që mbrojti varfërinë" tha Papa.Papa Françesku mori detyrat e selisë dy mijë vjeçare nga Benedikti XVI, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar.Ish kardinali argjentinas Jorge Mario Bergoglio, ishte zgjedhja surprizë e kardinalëve të mbledhur në konklavën për të zgjedhur një kryetar të ri të Kishës.