Papa: Dorëheqja e Benediktit, historike

Papa e ka quajtur dorëheqjen e parardhësit të tij Benediktit XVI si historike dhe si një “akt të përulur dhe inkurajues”.Keto komente ai ka bërë gjate një fjalimi para kardinalëve në Vatikan. “Benedikti që dha dorëheqje në muajin e kaluar, ka ndezur një flakë thellë në zemrat tona që ende vazhdon të digjet”- ka thene ai.Papa i ri u zgjodh në krye të Kishës Katolike të mërkurën mbrëma, ai eshte  kardinal nga Argjentina dhe shënon herën e parë në më shumë se një mijë vjet që në krye të Kishës Katolike vjen një joevropian.