Irani vendos gjuajtës ushtarak në Detin Kaspik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2013, 16:00
Irani ka vendosur një gjuajtës ushtarak në Detin Kaspik.Presidenti Mahmoud Ahmadinejad ka thënë se gjuajtësi do të jetë atje për t’u ndeshur me të gjitha ata që “duan të kërcënojnë sigurinë e kombeve përreth”.Ahmadinejad nuk ka dhënë hollësi të tjera. Por, mediat shtetërore thonë se shkatërruesi prej 1,400 tonësh është i pajisur me raketa tokë-tokë dhe tokë-ajër, si edhe me radarë të sofistikuar.