Pakistan, rrëzohet autobuzi, vriten 20 ushtarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2013, 11:14
Mbi 20 ushtarë pakistanezë janë vrarë në një aksident me autobusi në provincën Khyber të Pakistanit.Autobusi në të cilin po udhëtonin ushtarët ka dalë jashtë rrugës, duke rënë në një luginë të thellë në rajonin Gilgit.Sipas burimeve zyrtare bëhet me dije se ushtarët kanë qenë duke shkuar me pushime, nga baza e tyre në Luginën Suat.Nuk dihen akoma shkaqet e këtij aksidenti.