BE debaton për heqjen e embargos për guerilët sirianë

Liderët e Bashkimit Evropian në një samit në Bruksel pritet të debatojnë për kërkesën e Francës që t`i hequr embargon e armëve kryengritësve opozitarë sirianë, që po luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.Presidenti francez Francois Hollande tha se regjimi nuk është i interesuar në zgjidhjen politike të konfliktit dyvjeçar dhe Evropa nuk mund të qëndrojë pasive ndërsa sirianët “masakrohen”.Franca tha se është e gatshme, që të pajis me armë kryengritësit, madje edhe nëse BE nuk e heq embargon, e cila përfundon në fund të majit.Britania gjithashtu mbështet heqjen e embargos, por shtetet e tjera, përfshirë Gjermaninë, i kanë rezistuar kësaj ideje.Debati vjen në kohën kur ka raporte se Irani dhe Rusia kanë vazhduar ta furnizojnë me armë regjimin e Assadit.