The Lancet: 120 mijë të vrarë nga lufta në Irak

Një raport i ri i revistës restigjioze “The Lancet” thekson se të paktën 116 mijë civilë irakianë dhe më shumë se 4 mijë e 800 trupa të huaj kanë vdekur në Irak nga viti 2003 dhe deri në largimin e forcave amerikane në vitin 2011.Studimi i kryer nga dy profesorë amerikanë, gjithashtu ka vlerësuar se përfshirja e SHBA-së në Irak i ka kushtuar Uashingtonit 810 miliardë dollarë.Duke i bazuar gjetjet e tyre në studimet e publikuara dhe raportet, hulumtuesit thanë se shumë “civilë irakianë janë plagosur ndërsa pesë milionë irakianë thuhet se janë zhvendosur.Në raport gjithashtu thuhet se më shumë se 31 mijë amerikanë janë plagosur dhe një “përqindje substanciale” e trupave amerikane ka vuajtur nga çrregullimet psikologjike.Përvjetori i dhjetë i invazionit amerikan në Irak është më 19 mars.