Papa-Kardinalëve:Shmangni prirjet moderne, Kisha rrezikon të kthehet në OJQ
Papa Françesku u bëri thirrje kardinalëve t’i përmbahen me besnikëri mësimeve të Kishës dhe të shmangin prirjet moderne.Në meshën e udhëhequr prej tij në Kapelën Sistine, përpara kardinalëve të tjerë, Ati i Shenjtë tha se nëse Kisha humbet fokusimin në misoni e saj, ajo do të shndërtohet në një organizatë joqeveritare.“Nëse nuk hapin zemrën dhe rrëfehemi përpara Krishtit, atëherë ku do të përfundojmë? Do të shndërrohemi vetëm në një OJQ bamirësie. Ajo që do të ndodhë është e njëjtë me kështjellat e rërës që ndërtojnë fëmijët në det, të cilat shemben që në dallgën e tyre të parë”, theksoi Papa Françesku.I konsideruar si një konservator i doktrinës fetare, Papa shihet nga analistët gjithashtu si një forcë potenciale për të nisur reforma të thella brenda kishës.Ai konsiderohet si një Papë i thjeshtë i cili vishet me rroba jo të shtrenjta duke u shmangur edhe sendeve luksoze të Papatit. Dje ai ka shkuar me një makinë të zakonshme të Vatikanit për t’u lutur në Kishën e Shën Mërisë ndërsa më vonë është ndalur një një hotel në Vatikan për të marrë sendet e tij personale dhe e pagoi vetë faturën.Papa Françesku do të marrë zyrtarisht postin e titullarit të Kishës Katolike Romane të Martën, në një ceremoni ku do të marrin pjesë delegacione të huaja, përfshirë edhe delegacionin e Shteteve të Bashkuara, të kryesuar nga zv/presidenti Xho Baiden, i cili është katolik.