Presidenti Obama për herë të tretë në Kapitol
Vizita e tretë e Presidentit Barak Obama në Kapitol këtë javë mund të ketë shtuar marrëdhëniet e tij me ligjvënësit, por nuk ka sjellë ndonjë arritje të shënuar në bashkëpunimin dy partiak për uljen e deficitit dhe përmirësimin e gjendjes fiskale të vendit.Me buzën në gaz por pa thënë gjë, Presidenti Obama doli nga takimi me dyer të mbylluara prej 90 minutash me senatorët republikanë.“Ishte një bashkëbisedim shumë i mirë. Është shumë mirë të jem përsëri në Senat” ka theksuar Obama.Republikanët, si Senatori Lamar Aleksander, vlerësuan dëshirën e presidentit për t’u takuar drejt për drejt me ta.“Marëdhëniet janë të rëndësishme. Kur Presidenit Xhonson dhe ish udhëheqësi republikan Everet Dirksen kishin marrëdhënie të mira dhe të ngushta, u miratua ligji për të drejtat civile i vitit 1968. Prandaj marrëdhëniet janë të rëndësishme, ky është hapi i parë. Hapi i dytë është udhëheqja. Në sistemin tonë të qeverisjes, nëse ndosh diçka e madhe në periudhë krize, presidentit i duhet të udhëheqë. Dhe ky është mesazhi kryesor që ne i sugjeruam atij” tha ai.Për republikanët “udhëheqja presidenciale” do të thotë që zoti Obama t’i bindë ligjvënësit demokratë të mbështesin shkurtime dhe reforma për programet qeveritaresi formën kryesore të shkurtimit të deficitit.Por demokratët, përfshirë edhe zotin Obama, duan një shkurtim disa zërash dhe taksa të reja për të ardhurat që të përmirësohen financat e Amerikës, ndërkohë që të krijohen fonde për nevojat kryesore kombëtare, si arsimi dhe infrastruktura.Republikani më i lartë në Senat, Miç Mekonëll, e etiketoi buxhetin e Mërrit “si manifest të krahut të majtë”. “Në këtë kohë kur amerikanët besojnë se gjysma e çdo dollari që ata dërgojnë në Uashington në formë taksash shpërdorohet, buxheti i demokratëve do të shtonte shpenzimet me rreth 62 përqind” tha ai.Edhe demokratët nga ana e tyre hedhin poshët propozimin për buxhetin të Dhomës së Përfaqësuesve që parashikon vetëm shkurtime shpenzimesh për uljen e deficitit.Pas takimit me republikanët, presidenti shkoni në anën tjetër të Kapitolit për të takuan me demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve, udhëheqësja e të cilëve, Nenci Pelosi, e përshkroi zotin Obama si “frymëzues, optimist dhe realist”.