Obama, javën tjetër vizitë në Lindjen e Mesme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama do të bëjë vizitën e tij të parë si president në Izrael të mërkurën dhe gjatë këtij udhëtimi do të ndalet edhe në Bregun Perëndimor dhe në Jordani.Presidenti Obama e ka vizituar për herë të fundit Izraelin në vitin 2008 kur ishte senator dhe kandidat për president. Tani, ai rikthehet atje si president i zgjedhur dy herë, por që nuk ka patur sukses në kapërcimin e pengesave për paqen në Lindjen e Mesme.Ai nuk ka ndonjë strategji të re për paqen, por do të japë një mesazh. “Paqja mes Izraelit dhe palestinezëve mbetet përparësi për presidentin. Kjo është diçka që ai dhe Shtetet e Bashkuara janë të vendosur t’a  mbështesin fort nëse dialogu është gati të nisë” ka theksuar zëvendës sekretari i shtypit në Shtëpinë e Bardhë Josh Earnest.Shtetet e Bashkuara mbështesin zgjidhjen me dy shtete, Izraelin dhe Palestinën që të jetojnë paqësisht krah njëri-tjetrit. Por marëdhënia e zotit Obama me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu ka qenë e tensionuar,  kryesisht mbas  ndërtimeve izraelite në territoret e pushtuara.Obama do të sigurojë të dyja palët se ai mbështet të drejtat e tyre  dhe sigurinë e tyre, thotë Neil Kritz i Institutit Amerikan të Paqes. Pritshmëritë janë të larta.“Për presidentin, një prej sfidave më të mëdha do të jetë  gjetja e momentit më të mirë për zgjidhjen me dy shtete.  Ai nuk dëshiron që në trashëgiminë e tij, zgjidhja me dy shtete të jetë një mundësi e humbur”.Obama u rizgjodh në nëntor me 69 përqind të votës hebraike,  pavarësisht se rivali i tij, Mitt Romney, e vuri në dyshim angazhimin e zotit Obama ndaj Izraelit.