Vatikan, kardinalët mblidhen sërish për të zgjedhur Papën
Kardinalët katolikë mblidhen sërish sot në Vatikan për përpjekjen e tyre të dytë për të zgjedhur pasardhësin e Papa Benediktit, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar.Të 115 kardinalët pjesëmarrëse në votim u mblodhën të martën në fshehtësi të plotë në Kapelën Sistine, por takimi i tyre përfundoi pa zgjedhur një udhëheqës të ri të Kishës.Mijëra njerëz sfiduan shiun për të pritur rezultatet dhe panë vetëm tymin e zi nga oxhaku në çatinë e Kapelës. Tymi i zi sinjalizoi mos arritjen e një marrëveshjeje gjatë votimit të ditës së parë, duke shkaktuar brohoritje nga turma në Sheshin e Shën Pjetrit, gjatë mbasdites së të martës.Nuk ka ende një kandidat pretendent për të zëvendësuar Papën Benedikti XVI. 85-vjeçari u dorëhoqgjatë muajit të kaluar, duke deklaruar se nuk kishte më fuqi për të udhëhequr Kishën, e cila është prekur nga probleme të ndryshme, që prej skandalit botëror në lidhje me abuzimet seksuale ndaj fëmijëve, e deri tek akuzat për korrupsion me Bankën e Vatikanit.Kardinalët do të votojnë 4 herë në ditë, deri kur një kandidat i vetëm të gjejë mbështetjen e nevojshme, e në këtë moment tymi që del nga oxhaku i Kapelës Sistine do të bëhet i bardhë.At Federiko Lombardi, shpjegoi se fletët e votimit nuk do të digjen pas çdo votimi por dy herë në ditë, një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje në 12:00 dhe 19:00. Por nëse Papa zgjidhet, ka gjasa që tymi i bardhë të vërehet në oxhakun e Kapelës Sistine rreth orës 10:30 në mëngjes ose 17:30 pasdite.Tymi nuk është mënyra e vetme që kardinalët besnikë komunikojnë vendimet e tyre. Këmbanat do të bien në Vatikan e shpallja Habemus Papam do të përcillet rreth 40 minuta më vonë nga ballkoni mbi sheshin e Shën Pjetrit.