Siri, fëmijët “rekrutohen” nga grupet e armatosura
Një numër në rritje i fëmijëve në Siri po rekrutohen nga grupet e armatosura nga të dyja palët e konfliktit, ka bërë të ditur “Save the Children” në një raport.Fëmijët janë duke u përdorur si roje, informatorë, luftëtarë dhe në disa raste si mburoja njerëzore, njoftoi shoqata britanike e bamirësisë në “Fëmijëria nën zjarr”.Rreth 2 milionë fëmijë kanë nevojë për ndihmë në Siri, llogarit me përafërsi “Save the Children”. Sipas saj, konflikti 2-vjeçar ka ndikuar në të gjitha aspektet e jetës së tyre.“Save the Children” ka apeluar për ndihmë ndërkombëtare, por ka shtuar: “E vetmja mënyrë për t’i ndërprerë vuajtjet e tyre është t’i jepet fund luftës”.Raporti shton më tej se është zbuluar një trend në rritje i fëmijëve nën moshën 18 vjeç, që përdoren nga grupet e armatosura nga të dyja palët e konfliktit.Për shumë fëmijë dhe familjet e tyre, kjo shihet si një burim krenarie, thuhet në raport, por disa fëmijë po rekrutohen me forcë në aktivitete ushtarake.Në disa raste, fëmijët e moshave 8-vjeçare përdoren si mburoja humane, deklarohet në raport.Një grup i lidhur me opozitën ka dokumentuar vdekjet e të paktën 17 fëmijëve të lidhur me grupet e armatosura, që prej fillimit të konfliktit. Shumë të tjerë janë plagosur rëndë, duke mbetur në disa raste edhe invalidë, bën të ditur raporti.