I ftohti mbërthen Europën

I ftohti siberian pushton Europën Veriore. Rrugët janë bllokuar nga dëbora, dhjetëra fluturime u anuluan në Belgjikë, Francë dhe Britaninë e Madhe.Situata më kritike është në Francë, mbi 68 mijë shtëpi në Bretanja dhe Normandinë e Ulët kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e erërave të forta që goditën rajonin këto ditë. Të paktën 300 fluturime u anuluan në aeroportin e Parisit, “Sharl De Gol”, thuajse kaq edhe në Orli.Edhe Belgjika është gjysmë e paralizuar. Qarkullimi është vështirësuar në zonën urbane të Brukselit. Lëvizja e trenave të shpejtësisë së lartë u pezullua. Aeroporti Zaventemit aktualisht është i hapur, por po shtohet numri i fluturimeve, që po devijohen në aeroporte të tjerë.Në jug të Britanisë së Madhe rrugët janë bllokuar nga dëbora e ngricat dhe shoferët kanë qëndruar të bllokuar brenda makinave të tyre.