NYC, gjykata zhbllokon shitjet e pijeve me sodë

Gjykatësi Milton Tingling vendosi se masa ishte “arbitrare dhe kapricoze”, pasi grupet industriale paditën qytetin e New York City-t. Ligji do të ndalojë mos-shitjen e pijeve më të mëdha se 473 ml, në institucionet e shërbimit ushqimor.Kryebashkiaku Michael Bloomberg tha se gjykata ishte “tërësisht e gabuar” dhe është zotuar të apelojë kundër vendimit të së hënës. Ai kishte dalë në mbrojtje të këtij pezullimi, si një mënyrë për të reduktuar obezitetin. Kërkimet sugjerojnë se 58% e të rriturve në New York janë obezë dhe mbipeshë.Në vendimin e tyre, gjykatësi Tingling shkroi  se vakuumi në ligj “mposhti me efektivitet qëllimin e deklaruar”. Shoqata amerikane e Pijeve, që kryeson luftën kundër pezullimit të këtyre pijeve, mirëpriti vendimin.Ligji do të aplikohej në vendet që ofronin ushqime, duke nisur që nga piceritë e deri te stadiumet sportive dhe kinematë, por jo nëpër supermarkete dhe dyqane.Kjo masë u aprovua në shtator nga Bordi i Shëndetit të qytetit, i cili do të hynte në fuqi më 12 mars, në bazë të të cilit do të aplikoheshin gjoba 200 dollarëshe, për ata që nuk do e zbatonin deri në qershor.Gjykata vendosi se bordi i caktuar nga Bloomberg kishte hyrë në territorin e legjislativit, që i përket Këshillit të Qytetit.Kryebashkiaku Bloomberg reagoi pas këtij vendimi nëpërmjet një konference për shtyp: “Mendojmë se gjykata është tërësisht e gabuar, në mënyrën se si e ka interpretuar ligjin dhe kemi besim se do ta fitojmë apelin. Një nga arsyet që do të përmendim, është se njerëzit po vdesin çdo ditë. Kjo nuk është një shaka. 5 mijë persona vdesin nga obeziteti në Amerikë, çdo ditë”, shtoi ai.