Falkland, referendumi i ishullorëve “pro” Britanisë

Ishujt Falkland kanë votuar me shumicë dërrmuese në favor të mbetjes si një territor britanik përtej detit.Nga 1517 vota të hedhura në referendumin 2-ditor, 1513 ishin në favor të mbajtjes së statusit aktual, ndërsa vetëm 3 vota ishin kundër.Pjesëmarrja ishte gati 90%, nga 1672 banorët britanikë ligjërisht për të votuar, nga një popullsi prej 2900 banorësh.Argjentina kishte ushtruar presion së fundi, me deklaratat se ishujt janë territor i tyre, gati 30 vite pas betejës në Falkland.Vëzhguesit zgjedhorë nga vende të ndryshme mbikqyrën votimet, përfshi përfaqësues nga Kili dhe Meksika, pavarësisht një kërkese të Argjentinës për mos pjesëmarrjen e vendeve amerikano-latine.Pjesa më e madhe e argjentinasve i konsiderojnë ishujt, të cilët i quajnë Las Malvinas, si pjesë e Argjentinës, teksa rikuperimi i tyre është sanksionuar në Kushtetutën kombëtare.Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, tha se dëshirat e banorëve nuk janë të rëndësishme, në atë që konsiderohet një cështje territoriale.Forcat argjentinase pushtuan Ishujt Falkland më 2 prill 1982. Garnizoni i Marinsave Mbretërorë u thye, ndërkohë që edhe territore të tjera britanike në Atlantikun jugor, përfshi South Georgia, u pushtuan gjithashtu.Në dy muaj luftime, 255 britanikë dhe rreth 650 shërbyes argjentinas u vranë, së bashku me 3 viktima civilë nga Falklandet, përpara se forcat argjentinase të dorëzoheshin.