BE e ndarë për Sirinë, pro dhe kundër ndërhyrjes ushtarake

Bashkimi Evropian është i përçarë rreth çështjes për të armatosur rebelët sirianë, ndërsa i dërguari i posaçëm ndërkombëtarë Lakhdar Brahimi bëri thirrje përsëri për një zgjidhje politike për t'i dhënë fund gjakderdhjes dy vjeçare që ka lënë të vrarë një rreth 70 mijë sirianë.Brahimi e quajti një zgjidhje ushtarake jashtë diskutimit, pas takimit me 27 ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel.Ministrat ishin të ndarë rreth kësaj çështjeje, me Britaninë, Francën dhe Italinë në mbështetje të ndihmës së mundshme ushtarake për opozitën, dhe Gjermaninë, Suedinë dhe të tjerët që e shohin këtë si një hap në drejtim tëgabuar."Ne kemi bërë shumë të qartë se Asad nuk mund të qëndrojë më në pushtet." tha shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton. Por përveç deklaratave të përhershme ministrat e jashtëm të BE  nuk u shkoj më ndër mend shumë gjëra të reja rreth Sirisë.Ata dënojnë gjakderdhjen që po vazhdon prej dy vjetësh dhe kanë vendosur vazhdimisht sanksione të reja. Por fundi i luftës civile nuk po duket ende në horizont.Megjithë dështimin e Këshillit të Sigurimit dhe faktin që Lidhja Arabe nuk po gjen hapin e duhur, ministri i Jashtëm irlandez dhe Presidenti i Këshillit Eamon Gilmore nuk sheh asnjë mundësi tjetër veçse misionit të Lakhdar Brahimit, të dërguarit special të OKB-së dhe Lidhjes Arabe.