Drejt finalizimit gazsjellësi Iran-Pakistan
Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari dhe homologu i tij nga Irani, Mahmud Ahmadinejad pritet të marrin pjesë sot në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e gazësjellësit.Ky gazësjellës do të transportojë gazin nga Irani për në Pakistan. Irani tashmë e ka ndërtuar pjesën e vet të këtij gazësjellësi, por Pakistani, për shkak të presionit nga Uashingtoni, ka filluar më vonë ndërtimin e tij.Javën e kaluar, Zardari ka deklaruar se Pakistani duhet të vazhdojë me projektin e stërzgjatur.Muajin e kaluar, lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei, i kishte thënë Zardarit që të injorojë kundërshtimet e SHBA-së lidhur me projektin, duke thënë se Irani posedon të vetmin burim të sigurt të energjisë, për të cilin ka nevojë Paksitani.Shtetet e Bashkuara i kanë tërhequr vërejtjen Pakistanit “për të ndalur aktivitetet që mund të sjellin deri te sanksionet”.