Rusia dhe Nikaragua shkatërrojnë një rrjet droge

Rusia dhe Nikaragua kanë shkatërruar një rrjet të trafikut të drogës që furnizonte Evropën me kokainë.Policia në Nikaragua tha se me ndihmën e autoriteteve ruse, janë arrestuar 26 anëtarë të dyshuar të rrjetit.Komisioneri tha se të arrestuarit kanë lidhje me një biznesmen të Nikaraguas, Henry Farinas, i cili u dënua në vitin e kaluar me 30 vjet burg për trafikim të drogës dhe pastrim parash.Martin Flores, një shtetas meksikan i cili udhëhoqi rrjetin, ishte midis të arrestuarve në fillim të marsit.Rusia dhe Nikaragua në vitin e kaluar nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për të luftuar trafikun e drogës që përfshin shkëmbimin e asistencës teknike, trajnimeve dhe informimit.