Katolikët, në pritje të zgjedhjes së Papës
Sytë e katolikëve në të gjithë botën janë kthyer drejt Vatikanit, ku 115 kardinalët fillojnë sot procesin e zgjedhjes së Papës.Kolegji i Kardinalëve do të mbyllet sot në Kapelën Sistine dhe nuk dalë prej andej deri sa të ketë zgjedhur një Papë i ri. Kjo nuk dihet sa do të zgjasë, por bota do t'a mësojë se Kisha ka një udhëheqës të ri, kur shtëllunga të bardha tymi do të dalin nga një oxhak i veçantë i instaluar në çatinë e kapelës Sistinë.Papa i ri duhet të marrë të paktën 77 vota, një shumicë prej dy të tretash. Deri tani nuk ka preferues të qartë.Disa vëzhgues thonë se Vatikanit ka nevojë për reforma pas skandalit seksual me fëmijët dhe pas asaj që shihet si një largim në rritje nga doktrina e Kishës.Ata parashikojnë se kardinalët do të zgjedhin një Papë të ri në moshë. Por ekspertët thonë gjithashtu se kardinalët me prirje drejt traditës do të përpiqen për një papë konservator.Ndërkohë në një sondazh të kryer nga CNN, për të cilin u pyetën 22 mijë afrikanë, dëshmoi se më shumë se 80% e tyre besojnë se ka ardhur koha, që në krye të Vatikanit të jetë njëri nga Afrika.Të paktën 86% janë të mendimit se ky përfaqësim do të rrisë mbështetjen për katolicizmin në këtë kontinent, ndërsa mbi 50% besojnë se Kisha Katolike do të bëhet edhe më konservatore.