Fotoja me nënën e Chavezit fut në telashe Ahmedinexhadin
Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad, është futur në telashe për shkak se ka përqafuar nënën e ish-presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez, i cili vdiq në javën e kaluar pas një beteje me kancerin.Ahmadinejad është kritikuar ashpër, pas fotografisë së publikuar, ku ai shihet duke i mbajtur duart Elena Friasit, nënës së Chavezit, gjatë kohës sa e ngushëllonte atë në funeralin që u zhvillua më 8 mars në Karakas.Fotografia e diskutueshme, është postuar në disa faqe informative të internetit në Iran dhe është përhapur në mediat sociale në masë të gjerë. Aty shihet Frias e përkulur mbi Ahmadinejadin, ndërsa të dy shtrëngojnë duart dhe duket se qajnë.Sipas rregullave islamike të aplikuara në Iran, burrat dhe gratë që nuk janë në lidhje nuk lejohet të preken.Zyrtarët iranianë dhe diplomatë shpesh përkulen në vend se të shtrëngojnë duart me femrat e huaja që mbajnë poste zyrtare. Shumë kritika kanë ardhur ndaj Ahmadinejad në lidhje me fotografinë, duke thënë se ai ka shkelur normat islamike.Mohammad Mehdi Pourfatemi tha se klerikët e lartë duhet ta dënojnë sjelljen e Ahmadinejadit dhe të mos lejojnë atë të bëjë veprime anti-islamike. Ai tha se sjella e presidentit nuk ishte dinjitoze.Ahmadinejad nuk ka reaguar publikisht ndaj komenteve për fotografinë apo parashikimeve të tij se Chavez do të ringjallet.