Silvio Berluskoni në përballje me drejtësinë
Lista e veprave penale të Berluskonit përmban rryshfete, mashtrime tatimore, financim të paligjshëm të partive politike. Por ai ia ka dalë shpesh me sukses nga laku i gjyqësorit.Gjatë fushatës elektorale të gjitha proceset hetimore dhe penale kundër Silvio Berluskonit u pezulluan. Pas zgjedhjeve parlamentare, drejtësia italiane ka marrë përsëri në dorë dosjet e shumta ndaj Silvio Berluskonit.Në muajin mars pritet të shpallen tre vendime, ndër ta më 18 mars 2013 ai për procesin skandaloz ku ai akuzohet për marrëdhënie sekuale me të miturën Ruby. Lista e dënimeve penale të Berluskonit është e gjatë. Një gjykatë e shkallës së parë në Milano e dënoi atë në fillim të marsit 2013 në të ashtuquajturin proces Unipol me një vit heqje lirie.Pritet që avokatët e Berluskonit ta apelojnë vendimin dhe procesi të rishqyrtohet në instancën e dytë. Situata në procesin Mediaset është e ndryshme, prej kësaj pritet që Silvio Berluskoni të shpëtojë lehtë.