Nisin stërvitjet ushtarake SHBA-Koreja e Jugut

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar stërvitjet ushtarake megjithë kërcënimet e mëparshme të bëra nga Koreja e Veriut për të mos i zhvilluar ato.Në stërvitjet e sotme marrin pjesë 10 mijë ushtarë Koreano Jugor dhe 3 mijë e 500 trupa amerikane.Tensionet në gadishullin Korean janë rritur që nga momenti kur Koreja e Veriut kreu provën e tretë bërthamore më 12 shkurt, duke bërë që OKB-ja t`i vinte sanksione të reja këtij shteti.Koreja e Veriut ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se janë duke i përdorur këto stërvitje ushtarake në Korenë e Jugut si një shkak për të nisur një luftë bërthamore dhe ka kërcënuar se do të heqë armëpushimin me Uashingtonin i cili ndaloi luftën  mes dy Koreve gjatë vitit 1950-1953.