Rusi, proces i ri gjyqësor për rastin Magnitsky

Sot do të nisë një proces i ri gjyqësor në Moskë, lidhur me vdekjen në paraburgim të avokatit që njihej për kauzën e tij anti-korrupsion. Sergei Magnitsky ishte arrestuar menjëherë pas akuzave të bëra ndaj shtetit për vjedhjen e 230 milion dollarëve.Ai vdiq në vitin 2009, në paraburgim. Magnitsky ishte dënuar nën akuzën për mashtrim tatimor.Vdekja e tij shkaktoi një protestë ndërkombëtare dhe tensione mes Uashingtonit dhe Moskës.Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara, miratuan legjislacionin e njohur si Akti i Magnitsky-it, për të ndëshkuar zyrtarët që kanë lidhje me vdekjen e këtij avokati si dhe me ata zyrtarë rus që mendohet se kanë kryer abuzime kundër drejtave të njeriut.Pas kësaj, Rusia ka aprovuar një ligj i cili ndalon birësimet e fëmijëve rusë nga qytetarët amerikanë.