Ushqimi 3D, gatimi do të shndërrohet në printim
Mund të duket si fantashkencë, por ekspozuesit në Konferencën e parë të Printimit të Ushqimit 3D në Hollande, besojnë se është e ardhmja.Ata treguan inovacionin më të fundit dhe me të arrirë në fushë, duke përfshirë këtu edhe një printer ushqimi 3S nga kompania ByFloë, i aftë për të krijuar një kaviar perfekt të përbërë nga xhelatina e frutave.Mund të mos jetë trendi i sotëm, por, ashtu sikurse pajisjet me mikro valë në vitet 80, disa besojnë se printeri 3D i ushqimit do të jetë së shpejti pjesë e cdo guzhine moderne.‘Ne po shkojmë pas në kohë kur mikrovalët arritën në kuzhinë dhe njerëzit thanë ‘Unë nuk do të ngroh ushqimin tim në një mikrovalë sepse thjesht nuk e kuptoj.’ Është një teknologji e ndryshme, por është i njëjti koncept. Sapo mendja juaj e lejon të jetë pjesë e kuzhinës tuaj, ju do të jeni të aftë të printoni ushqimin tuaj, thotë Marcio Barrades, kreu i shitjeve në ByFloë.Start-up German Print2Taste, prezantoi konceptin e tij më të fundit lidh dhe luaj. Përdoruesi vizaton një formë të thjeshtë në një kompjuter tablet, e cila më pas printohet duke përdorur substanca të ëmbla xhelatinore. Rezultati, thotë zhvilluesit është më shumë se joshës dhe mund të adaptohet sipas nevojave specifike të një personi.‘Kjo është gjithmonë në varësi të personit, prandaj është e personalizuar,’ thotë Melanie Senger, zhvilluesja e konceptit në Print2Taste. ‘Kështu nëse dikush ka një deficencë në vitaminën D, ju mund të shtoni pak vitamine D, nëse dikush ka një deficencë tjetër, ndoshta ata nuk hanë mjaftueshëm, ju mund të shtoni pak energji në formën e proteinave ose yndyrës, ose njerëzit të cilët janë obeze ose mbipeshë, ju mund të shtoni fibrat në mënyrë që të ndiheni të ngopur më shpejtë dhe të mos merrni aq shumë energji.’Teksa printimi i ushqimit 3D është ende në fazat e para të tij, testimi dhe shijimi po merren shumë seriozisht nga këta inovatorë ambicioze të cilët janë të bindur se kjo është zgjidhja e ushqyerjes së popullatës në rritje në planetin tonë./oranews.tv/