Masterplani i gazit, studimi gati në tetor-nëntor 2016

Masterplani i gazit të Shqipëri do të jetë gati në muajt tetor-nëntor. Gjatë një takimi, Ministria e Energjitikës dhe Industrisë me përfaqësues të kompanisë shtetërore azere “SOCAR” kanë parë studimet e fizibiliteti për këtë mastër plan. Do të jetë kompania azere që do të bëjë studimin e fizibilitetit që i shërben kësaj strategjie.Masterplani i gazit në Shqipëri do të jetë gati në vjeshtën e 2016.Puna do të nisë në muajin Maj 2015 dhe parashikohet që Masterplani të jetë i gatshëm në tetor/nëntor të vitit 2016.Kompania azere “SOCAR” paralelisht do të bëjë studimin e fizibilitetit që i shërben kësaj strategjie.Të gjitha parashikimet mbi këtë projekt të rëndësishëm për ekonominë e vendit në vend u diskutuan gjatë një takimi mes Ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë dhe përfaqësues të kompanisë shtetërore azere të naftës “SOCAR”.Mbledhja u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë Z.Koli Bele. Ai e konsideroi shumë të rëndësishëm koordinimin mes të gjithë aktorëve për të patur një produkt sa më profesional, Masterplanin e Gazit dhe Studimin e Fizibilitetit.“Kemi ndërmarrë të gjitha hapat e duhura si qeveri, në mënyrë që në vitin 2019-2020, kur parashikohet që gazi të kalojë në tubacionin e gazsjellësit TAP, edhe Shqipëria të jetë jo vetëm e lidhur, por të ketë mundësi, infrastrukturë të zhvilluar, plane konkrete për zhvillimin e tregut të gazit”, u shpreh Bele. Në shkurt të këtij viti, është prezantuar një grafik pune me të dhëna të masterplanit nga “Western Balkans Investment Framework” që financon me 1.1 milion euro hartimin e masterplanit.Kompania “SOCAR”, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe gazsjellësin TAP, si dhe aktorët e tjerë të interesuar nga Azerbajxhani, do të menaxhojë dhe financojë studimin e fizibilitetit të masterplanit të gazit.koli bele