Lezhë, starton projekti për mbrojtjen e monumenteve të kulturës
Në Diten Botërore të Monumenteve të Kultures, është pastruar zona pranë vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë, në kuadër të projektit "Mik i Monumentit"Përgjegjesi i Kultures Kombëtare në Lezhë, Paulin Zefi shprehet se nuk duhet të përsëritet ajo dëmtimi i monumenteve të kulturës, ndaj është me rëndësi të sensibilizohet brezi i ri për ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre.Projekti "Mik i Monumentit" starton për herë të parë në Lezhë, dhe synojnë ruajtjen dhe promovimin e vlerave më të vecanta të të gjithë krahinës.Dita e Monumenteve është shënuar më aktivitete të ndryshme edhe Gjirokastër, ku cdo shkollë në kuadër të këtij projekti do të adoptojë një monument që e ka në afërsi të saj. Qyteti i gurtë është në listën e pasurive botërore dhe mbrohet nga UNESCO.