Kujtohet 40-vjetori i luftës së Vietnamit
30 prilli do të shënojë në kalendar 40-vjetorin e rënies së Saigonit, ngjarjes që u bë simbol i fundit të luftës së Vietnamit, një lufte që kishte rrënuar vendin aziatik prej dekadash dhe që është bërë lajtmotiv i dhejtra filmave hollivudianë, si pasojë e përfshirjes në të te Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Lufta e Vietnamit mendohet se ka shkaktuar miliona të vrarë, pjesa më e madhe të cilëve civilë, ndërsa .Gjithçka nisi në vitin 1940, kur rebelët komunistë nisën kryengritjen kundër sundimit kolonialist francez që ishte në pushtet në Vietnam në atë kohë. Rebelimi zgjati plot 35 vjet, deri sa komunistët hynë me forcë në pallatin presidencial dhe morën pushtetin total në vend.Shtetet e Bashkuara u përfshinë në këtë konflikt i cili ndodhte me Luftën e Ftohtë në sfond, vetëm në vitin 1965 dhe Vietnami u shndërrua në një luftë të nxehtë mes lindjes dhe perëndimit, siç do të ndodhte më vonë në Afganistan.Edhe pse pritej që ushtria amerikane të futej në territorin vietnamez dhe të siguronte një fitore të shpejtë brenda pak kohësh, nuk ndodhi kështu. Të ndihmuar edhe nga terreni i xhunglës vietnameze, guarrilasit komunistë arritën të mbërthenin amerikanët në një luftë të përgjakshme, duke i shkaktuar një numër shumë më të madh viktimash nga sa kishin imagjinuar, mbi 58 000 vetë.E vetmja mënyrë kundërpërgjigje për amerikanët ishin bombardimet masive dhe përdorimi i armëve kimike. Përdorimi i Napalmit dhe agjentit portokalli, një lëndë kimike mjaft toksike, shkaktuan dëme të pallogaritshme në territorin e Vietnamit, pasojat e të cilave ndihen edhe sot në popullsinë vendase.Lufta e Vietnamit ishte gjithashtu lufta e parë që përcillej përmes ekranit të vogël në të gjithë botën. Pamjet traumatike filluan të bënin xhiron e botës, fotot mbushnin faqet e gazetave ndërsa regjistrimet qarkullonin në të gjitha kanalet më të mëdha televizive ndërkombëtare.Horroret e luftës ndezën protesta të shumta në të gjithë botën, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, pasi pacifistët të ndihmuar edhe nga lëvizja rinore hipi, bënë që mbështetja për luftën të binte në mënyrë drastike.40 vjet më vonë, një ekspozitë që përkujton fundin e kësaj lufte tragjike, është hapur në kryeqytetin e vendit, Hanoi. Më shumë se 40 fotografi simbol të asaj periudhë të kapura nga katër fotografë vietnamezë jo fort të njohur në perëndim, do të shfaqen për publikun vendas dhe ndërkombëtar.Të katër fotografët kanë qenë në të njëzetat kur, me porosi të ushtrisë vendase të Veriut komunist, u dërguan në terren për të dokumentuar makabritetet e luftës, njëri prej tyre duke përdorur edhe një aparat fotografik sovjetik, të marrë borxh