Emigrantët, KE paralajmëron krizë gjatë verës

Komisioni Europian paralajmëroi se kriza e emigrantëve do të përkeqësohet edhe më shumë gjatë verës, për shkak se moti i mirë do të shtyjë gjithnjë e më shumë persona të ndërmarrin udhëtimin për të kaluar Mesdheun.Zëdhënësja Natasha Berto, tha se Komisioni e vlerëson maksimalisht këtë situatë, por për të gjetur një zgjidhje përfundimtare do të duhet kohë.Natasha Berto: "Të gjithë jemi duke punuar për gjetur një qasje të re për menaxhimin e emigracionit, por nuk kemi asnjë shkop magjik për të ndryshuar gjërat dhe as nuk mund të zgjidhim gjë duke drejtuar gishtin tek fajtorët"Incidenti i të hënës ku 400 emigrantë mendohet se janë mbytur në det, e çon në 900 numrin e viktimave që nuk kanë përfunduar dot udhëtimin nga Afrika e veriut për në Itali, prej janarit 2015. Që nga fillimi i vitit, rreth 31.500 vetë raportohet të kenë mbërritur kryesisht në Itali, por edhe Greqi, dy destinacionet kryesore të vendeve të Bashkimit Europian që përballen masivisht me krizën e emigrantëve. Për këtë arsye, Ministri i Jashtëm italian, Paolo Xhentiloni, i kërkoi ndihmë për të disatën herë vendeve të Bashkimit Europian, duke thënë se kriza ishte e gjithë kontinentit.