Listat zgjedhore, mbi 300 mijë zgjedhësve s'u dihet kodi i banimit
Dy mbikqyrësit e hartimit të listës zgjedhore Armand Teliti dhe Ened Kërcini kanë depozituar në KQZ raportin e hartimit të listës zgjedhore për muajt e fundit nga ku kanë ngritur edhe disa problematika kryesore. E para lidhet me mungesën e kodeve të banimit si dhe mosrespektimi i raportit i zgjedhësve në çdo qendër votimi.Tiranë- 3.366.011 shtetas do t'i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.Kjo është shifra e përditësuar deri më tani nga Ministria e Brendshme, teksa rezulton se më shumë se 312 mijë zgjedhësve nuk iu dihet kodi i banimit.Mbikqyrësi i hartimit të listës zgjedhore, Armand Teliti,një tjetër problem gjatë publimit të raportit auditues.Sipas tij nuk është respektuar raporti me jo më pak se 200 zgjedhës dhe jo më shumë se 1000 që duhet të ketë një qendër votimi, duke krijuar konfuzion mes zgjedhësve, duke i bërë thirrje gjendjes civile e Ministrisë së Bredshme të marrë masa.Sipas kodit zgjedhor, zyra e gjendjes civile harton listën e zgjedhësve për çdo zonë qendre votimi jo më vonë se 40 ditë para datës së zgjedhjeve dhe se kjo listë i dërgohet jo më vonë se 35 ditë para datës së zgjedhjeve KZAZ-së.