Lushnjë, Panariti për disinfektimin nga miu i arave

Në Lushnjë miu i arave ka dëmtuar shumë kultura bujqësore, duke u shëndrruar në një problem të vërtetë për fermerët. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka inspektuar fillimin e dizinfektimit të arave në fshatin Këmishtaj të komunës Gradishtë.Ministri Panariti shpjegoi se ilaçet që përdoren për dizinfektim janë të parrezikshëm për mjedisin dhe konsumatorin.Edmond Panariti : “E kemi filluar sfidën tonë për dezifektimin e parcelave nga miu me medikamente të çertifikuara por do synojmë që në afatgjatë, ne ta ç’rrënjosim miun dhe të mbrojmë kulturat tona duke përdorur luftën biologjike në një mënyrë që ne të shfarosim vetvetiu popullatat e minjve. Kërkohet mbështetja më e lartë dhe nga buxheti i shtetit. Këtë shqetësim e kam ndarë edhe me kryeministrin dhe mora padyshim të gjithë përkrahjen e tij”.  Aksioni i dizinfektimit të arave do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, pasi së shpejti Ministria e Bujqësisë do të fillojë aksionin për dezifektimin e ullinjve që sulmohen nga karkaleci.