Presidenti Putin: Ne dhe ukrainasit jemi një popull
Presidenti,Vladimir Putin, i konsideron ukrainasit një popull me rusët dhe mohoi kategorikisht që ushtria e tij të jetë brenda territorit ukrainas.Në një përballje drejtpërdrejt në televizion me telefonata nga shikues të shumtë, Putin u duk sikur i bëri thirrje për bashkim të dy shteteve, pasi siguroi që i intereson vetëm mirëqenia e Ukrainës."Nuk bëj aspak dallime mes ukrainasve dhe rusëve. Besoj se janë i njejti popull. Por disa njerëz kanë mendim të ndryshëm dhe për këtë mund të diskutojmë, por nuk është ky momenti. Tani duhet të ndihmojë popullin dhe ekonominë ukrainase".Putin gjithsesi nuk nguroi të akuzonte Kievin se po i shtynte krahinat separatiste drejt shkëputjes, duke i përjashtuar banorët e atyre territoreve nga sistemi fiskal i vendit.Që prej aneksimit të Krimesë, Putini është akuzuar nga Perëndimi se sponsorizon separatistët në lindje të Ukrainës, çka ka risjellë edhe një herë frymën e Luftës së Ftohtë, ndërsa palët kanë rritur ndjeshëm stërvitjet ushtarake në zonat kufitare.